Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Fëmijët kanë stres - cilat janë shkaqet dhe si ti ndihmojmë?

17.05.2013 - Stresi tek fëmijët mund të ndodhë për një sërë arsyesh: prindërit, shoqëria, shkolla, shokët etj.

Ndonjhëhërë shkaku mund të jetë edhe vet fëmija. Stresi tek fëmijët mund të shfaqet pothuajse aq shpesh si tek të rriturit, prandaj detyra e prindërve qëndron tek një kujdes tepër i lartë për fëmijën dhe kur është nevojshme ti gjendet atij sa më pranë për ta suportuar.

Shkaqet e stresit tek fëmijët

Pavarësisht se shkaku i stresit mund të jetë serioz, si psh: humbja e një njeriu të afërm, por edhe një problem i vogël, siç mund të jetë mos zgjidhja e detyrave të shtëpisë, mund të kthehet në një stres të përditshëm për fëmijën. Prandaj prindi fillimisht duhet të kuptojë shkakun e këtij ngacmimi emocional apo irritimi të fëmijës.

Ndonjëherë për të gjetur shkakun nuk duhet shkuar shumë larg. Fëmija ndodh që të irritohet edhe nga ndjekja e tepruar e televizorit, ku atë mund ta shqetësojnë lajmet e terrorizmit apo të fatkeqësive natyrore, gjë që bëjnë që ai të ndihet i pambrojtur.

Një tjetër burim i rëndësishëm i stresit të fëmijëve është shkolla, ku ata mund të zihen mes shokëve apo mund të tallen nga moshatarët e tyre për mos arritje të rezultateve të mira në mësime apo të ofendohen nga fëmijtë më të rritur. Të gjitha këto çështje të vogla në dukje, nëse vazhdojnë në mënyrë të përsëritur kthehen në ankth për fëmijën, në depresion apo humbje të vetbesimit e vetvlerësimit.

Si të reagojmë me stresin e fëmijëve?

Së pari, pasi keni gjetur shkakun e stresit, ju duhet të flisni me fëmijën në një moment kur ai të ndihet i relaksuar. Shpjegoijini atij se vështirësirat janë gjë e zakonshme në jetë dhe ato duhen përballuar me forcë dhe vendosmëri. Gjithashtu flisni hapur për shkakqet e stresit të fëmijës dhe tregojini atij një rrugëzgjidhje.

Gjithashtu mundohuni që të kaloni pak më tepër kohë me fëmijën tuaj dhe nëse është koha e përshtatshme jepini fëmijës mundësinë të shlodhet që më pas të rikthehet me të gjitha energjitë në jetën e përditshme./ladyalbania/

/komuniteti