Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Fëmijët me Autizëm: një sfidë për Shëndetin Publik dhe shoqërinë

Fondacioni Fëmijët Shqiptarë

16.04.2012 - Në kuadër të Ditës Botërore të Kombeve të Bashkuara mbi Autizmin dhe me rastin e botimit ne shqip te librit ‘Femijet me Autizem’ të autorit Michael Poëer, Fondacioni Fëmijët Shqiptarë dhe Minstria e shëndetësisë, zhvilluan sot në Qëndrën Rajonale per Autizimin në Farkë seminarin me temë: ‘Fëmijet me Autizëm: një sfidë për Shëndetin Publik dhe shoqerinë’.

Qëllimi i ketij Seminari ishte ndikimi në aktoret kyç të sistemit shëndetesor në rrethe për të fuqizuar kapacitetet e këtij sistemi në identifikimin e hershëm, mbështetjen ndaj familjeve të fëmijëve me probleme të spektrit autik dhe rolin e mjekëve pediatër dhe ata të konsultoreve në përballimin e kësaj sfide.

Presidentja e Fondacioni Fëmijët Shqiptar znj.Liri Berisha tha se gjatë viteve të fundit janë bërë perpjekje serioze për sensibilizimin e opinionin publik, profesionistët apo miqte e dashamiresit tane brenda e jashte vendit, që të bashkojme forcat për të ndihmuar këtë kategori në nevojë. “Mjaft zhvillime pozitie kanë ndodhur në Tirane- tha znj.Berisha- dhe të tjera kanë nisur në pak qytete të vendit si në Elbasan apo Fier.

Znj. Berisha vijoi:

“Zhvillimet tona kane marre vemendje, inkurajim e vleresime shume te mira prej organizatash nga më prestigjiozet në fushën e autizmit.

Por vazhdimisht kam patur nje merak: si te arrijme te ndikojme edhe ne familjet me te largeta e me te varfra te vendit, sepse ndoshta aty eshte sfida me e madhe e suksesit te punes sone.

Më lejoni t’ju kërkoj me përulësi e dashuri të bëhemi aleatë e bashkepunëtorë të ngushtë në këtë inisiativë, jo vetëm në pozicionet e detyrës tuaj, por si profesionistë që keni mundësi të dhuroni pjesë nga miresia juaj ndaj njerëzve në nevojë e atyre që vuajnë.Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë e ndjen për detyrë të jetë në shërbimin tuaj për të mbështetur një bashkepunim sa më të madh e cilësor.

Sot, ju prezantojmë publikimin në shqip të një libri për prindërit. Gjykoj që nuk është thjeshtë plotesimi i një mungese në bibliotekë: është një udhërrëfyes i mrekullueshëm për prindin në nevojën që të orientohet e kuptojë se si duhet t’i shërbejë fëmijës e familjes së tij, si të punojë pa humbur kohë për të ardhmen e fëmijës se tij.

Libri ‘Fëmijët me Autizëm’ është një libër shumë i mirë për çdo pediatër, edukator çerdheje a kopështi, e profesionistët e tjerë që punojnë me femijët me autizëm. Falë mbështetjes së Zyrës Zvicerane të Bashkëpunimit Ndërkombëtar libri shpërndahet falas dhe ne do të donim që të shkonte në çdo cep të vendit.

Së shpejti ne do të nisim një program intensiv trajnimesh për të cilën do të përdorim edhe paisjet e telekonferencës që kemi instaluar në qendër. Ne do të kemi shumë nevojë për bashkepunimin tuaj aktiv që të sigurojmë se të gjithë mjekët pediatër apo profesionistët e tjerë të kenë mundësi të bëhen pjesë e aktiviteteve tona pasi besojmë fort se fuqia e dijeve mund të shndërrohet në armen tonë kryesore”.

Minsitri i shëndetësisë Petrit Vasili e vlerësoi me optimizëm hapjen e mundësive për bashkëpunim me Qëndrën Rajonale të Autizimit pasi modeli I punës së konsoloduar ne drejtim te vlerësimit, diagnostikimit dhe trajtimit të fëmijëvë me crregullim te spektrit autik nga kjo qëndër , tha minsitri Vasili, është në avangardë dhe ecën paralelisht me qëndrat e saj simotra më të zhvilluara në Europë.

Ministri Vasili vijoi:

“Sot punonjësit e shëndetit publik janë në një qendër e cila është promotore e metodave më të mira shkoncore që ofrohen sot për sot në fushën e Autizmit.Takmi I sotëm I hap rrugë bashkëpunimit intensiv të Fondacionit Fëmijët Shqiptarë me Minsitrinë e Shëndetësisë për të përcaktuar modelin e ngritjes së Qendrave Rajonale të Autizmit në të gjithë vendin.Detyra nuk do të kenë vetëm qendrat rajonale por I gjithë sistemi, që nga specialsitët, mjekët pediatër, ata të familjes etj.Në rast se vëmëndja nuk është kapilare, ne nuk mund ta fitojmë betejën kundër Autizmit.

Duke patur të konsoliduar praktikën më të mirë me Fondacionin , ne ndërtojmë jo vetëm Qendra por edhe prodhojmë module të konsoliduara, literaturë të konsoliduar.Seti I punës nga Fondacioni është I plotë dhe profesional.Mbetet vetëm për tu shpërndarë.Për këtë do të përdorim edhe infrastrukturën që kemi ne dispozicion nga projekti I Telemjeksisë për të zhvilluar telekonferenca trajnimi me qëllim për të qënë në kontakt të ngushtë me qëndrën”.

Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë dhe Ministria e Shëndetësisë synon që të shtrijnë ndikimin e aktiviteteve ndërgjegjësuese dhe zhvillimeve pozitive të derisotme në fushën e Autizmit në të gjithë vendin./31 Mars 2012/albanianchildren/

/komuniteti