Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Fëmijët që luajnë jashtë janë më pak miope

14.08.2012 - Sipas nje studimi britanik, femijet qe ekspozohen ne driten e dites zvogelojne rrezikun e zhvillimit te crregullimeve vizuale.

Per shendetin e shikimit te femijes suaj lerini te dalin ata jashte, kjo mund te jete veshtrimi i ri per te ndihmuar frenimin e ngritjes se shpejte te miopise ne bote, sidomos kur dihet se ne France 25-30% e te rinjve te moshes 16-24 vjec dhe 40% e popullsise se pergjithshme jane te prekur nga kjo anomali. Ne te vertete, femijet qe kalojne shume kohe jashte te mbrojtur me mire ndaj miopise dhe kjo shpjegohet fale drites natyrore, thuhet ne kete studim shkencor.

Dr. Jeremy Guggenheim dhe koleget e Bristol's Scool of Social and Community Medicine si dhe Universitetit Cardiff kane ndjekur testet vizuale te 7000 djemve dhe vajzave ne qarkun e Avon-it (Angli) prej moshes 7 deri ne 15 vjec.

Prinderit u kane dhene studiuesve numrin e oreve javore te kaluara jashte shtepise te femijeve te tyre te moshes 8-9 vjec, nje periudhe e rendesishme, sepse eshte mosha kur miopia zakonisht fillon.

Reultati i ketij studimi i botuar ne revisten Investigative Ophthalmology/Visual Science thote se femijet qe kane luajtur (tre ore ne dite te pakten ne vere, nje ore apo me shume ne dimer) ishin me pak te prekur nga miopia ne moshen 15-vjecare se ata qe kane kaluar me kohe brenda shtepise, pavaresisht nga niveli i tyre i aktivitetit fizik gjater kohes kur luajne jashte apo brenda.

Sic e shpjegojne studiuesit, rrezet e diellit shkaktojne nje efekt mbrojtes duke stimuluar prodhimin e dopamines ne retine, nje substance e nevojshme per zhvillimin e dukur te te paret te femijet.

Megjithate, faktore te tjere mund te nderveprojne me njeri-tjetrin ne zhvillimin e anomalive vizuale. Perhapja e perdorimit te ekraneve (pllakat e ndryshme dhe smarphoni jane gjithashtu faktoret e fundit qe demtojne pamjen) dhe femijet e detyruar te rrine ne shtepi per te kryer detyrat e shtepise jane identifikuar si faktore te epidemise se miopise ne vendet e Azise. Per shembull, singaporeanet jane nente here me shume te prekur nga miopia se sa australianet.

Pervec kushteve te mjedisit, ndryshimet gjenetike mund te shpjegojne po ashtu dallimet. Eshte njohur se miopia eshte e perhapur ne mesin e femijeve me prinder miope./infoalbania/

/komuniteti