21.12.2011 - Specialistet shprehen se prindërve ju takon të merren më shumë më fëmijët e tyre dhe t’i angazhojnë ata më shumë në aktivitete sportive.
Ata shprehen se kompjuteri dhe televizori janë dy faktorë që ndikojnë drejtpërsëdrejti në aktivitetet sportive të fëmijëve. Specialistët japin disa sugjerimi lidhur me mënyrën se si prindërit duhet të adresojnë fëmijët e tyre sipas dhuntive dhe moshës që ata kanë:
- Aktivitetet për grupin 6-7 vjeç: Me rritjen e fëmijëve, edhe përqendrimi i tyre ndryshon. Ata bëhen më bashkëpunues dhe më bindës ndaj atyre që ju kërkon. Për këtë, në këtë moshë mund tu sugjerohen këto lloje sportesh: basketboll, futboll, gjimnastikë, not, tenis, golf, atletizëm, etj.
- Aktivitetet për grupin 8 vjeç e më lart: Fëmijët e kësaj moshe, mund të angazhohen në të gjitha llojet e sportit. Në këtë moshë, mund të fillohet edhe me sportet e vështira që paraqesin përballje fizike.
Çka duhet të bëjnë prindërit?
- Nëse fëmija juaj nuk merret me ndonjë sport të caktuar, atëherë mund të përdoren edhe mënyra të tjera që vënë atë në lëvizje si p.sh. shëtitje familjare nëpër parqe, ecje me biçikletë, piknik etj..
- Duhet të nxisni fëmijët tuaj që të jenë pjesë e lojërave të ndryshme. Për këtë, duhet të krijoni deri diku edhe kushtet. Përpiquni t’i angazhoni ata me shokët dhe shoqet.
- Nëse fëmija juaj humbet në diçka, bëjeni që ai të ndiej se ju e doni sërish dhe pa asnjë ndryshim nga më parë. Mos harroni që qëllimi i kësaj është që fëmija të fitojë besimin tek vetja dhe të zhvillojë talentet e tij.
- Jini real në mundësitë që fëmija juaj paraqet.
- Mos e shtyni fëmijën të marrë pjesë në aktivitete që nuk dëshiron.
- Jini më parë vetë optimist dhe dëshirues të sportit. Në këtë mënyrë, ju do të bëheni një shembull për fëmijën tuaj. Mos harroni se fëmijët ndikohen më shumë nga ata që shikojnë, se sa nga ato që dëgjojnë./zeri/

