Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Fëmija i harruar para Komunës në Prishtinë

26.03.2012 - Një fenomen i pazakonshëm ka ngjarë të hënën para Komunës së Prishtinës. Një fëmijë njëvjeçar, O.H. ka qëndruar rreth dy orë para Komunës së Prishtinës, ngase prindërit e tij e kishin harruar atë.

Siç ka mësuar gazeta, prindërit të shoqëruar edhe nga motra e nënës së fëmijës kishin shkuar në Komunë për kompletimin e disa dokumenteve.

Babai A.H. (30) kishte mbetur duke e ruajtur fëmijën teksa ka hyrë në komunë për t’u konsultuar me bashkëshorten. Ai ka lëshuar objektin e komunës duke llogaritur që fëmijën do ta merrte e ëma S. L.(23).

Edhe kjo e fundit bashkë me motrën kanë lëshuar objektin, duke menduar se atë bashkë me karrocën që gjendej e ka marrë babai.

Kur janë ritakuar në shtëpi, mësohet se ata e kanë kuptuar se e kanë harruar fëmijën e ndërkohë sigurimi i Komunës e ka njoftuar policinë, e cila e ka bërë dorëzimin e fëmijës te prindërit, pasi ata me dokumente kanë dëshmuar se fëmija është i tyre. Nëna e fëmijës është parë duke qarë./zeri/

Gerta ....... (12 vite më parë)
Keto raste sinqerisht me rreshqethin. Per nje nen nuk duhet te jete asgje me re ndesishme se sa femiu. Une per vete as baby phonit nuk i besoj kur femiu im fl ne dhomen tjeter me dhjetra her shkoj e shikoj. Per nenat e tilla qe bejne kesi gjeste iditijote e i harrojne femijet e vet do te hapja rast ne gjykate per trajnimin dhe edukimin e nenes ndaj femijes dhe do e beja mbikqyrjen e vazhdueshme te atij femiu nga nena e tij. Ky gjest eshte i pa falshem. Definitivisht isa njerz nuk jane te denje per te bere femi.
Diana Z (12 vite më parë)
nora i kan pas te dokumentat qysh me i kry e fmin e kan harru qe egziston ne ato momente,cncncnc gjithqka nij e sho veq kshtu kurr nuk kom ndegju me harru fmin ton:S
Nora Leòtrím (12 vite më parë)
Ku i pate mend oj qyqe a harohet fmija .Ncnc

/komuniteti