Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Fëmija superinteligjent

Heidi Hankins

16.04.02012 - Është vetëm 4 vjeç, por ka koeficientin e inteligjencës një pikë më poshtë se Albert Ajnshtajn dhe astrofizikanti Stefen Houking. Britanikja Heidi Hankins nga Uincester e ka 159.

Që kur ishte 2 vjeç ajo dinte të lexonte dhe ishte në gjendje të numëronte deri në 40. Xhon Stiv Enxh, shefi i MENSA-s në Britaninë e Madhe, organizatës për koeficientin e inteligjencës, tha se prindërit e Hajdit me të drejtë kishin kuptuar potencialin e saj.

Sipas MENSA-s, mesatarja e koeficientit për të rritur është 100. Në vitin 2009, Oskar Uringli, 2 vjeç e gjysmë, nga Riding Berkshajer, ishte fëmija më i vogël që arrinte koeficientin maksimal 160.

“Ne duhet të garantojmë një mjedis pozitiv për anëtarët më të rinj që dhe ata të zhvillohen”, tha StivEnxh.

Sipas MENSA-s, shenjat që e dallojnë një fëmijë me dhunti janë kujtesa e pazakontë, leximi në një moshë të hershme, mungesë tolerance për fëmijët e tjerë dhe vëmendje ndaj evenimenteve botërore.

Një fëmijë me dhunti është ai që nuk resht së pyeturi. Pikërisht për këtë prindërit nuk duhet të shqetësohen./tch/

/komuniteti