20.09.2012 - Të lindurit e një fëmije ndikon pozitivisht në shëndetin e femrës dhe i zgjat jetën!
Krahas studimeve të shumta të realizuara mbi ndikimin e sjelljeve të prindërve tek fëmijët, ekzistojnë dhe studime të tjera të cilët flasin për pasqyrimet pozitive që krijon lindja e një fëmije tek prindërit.
Në studim, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën “Psychosomatic Medicine”, shkencëtarët e universitetit Carnegie Mellon të drejtuar nga Rodlescia Sneed kanë analizuar lidhjen në mes lindjes së një fëmije dhe gripit (ftohjes).
800 pjesëmarrësve iu dha virusi i gripit nëpërmjet pikave në hundë. Ndërkohë që të gjithë si ato me fëmijë dhe ato pa fëmijë u infektuan nga virusi, personave pa fëmijë ky grip i vazhdoi edhe më gjatë në krahasim me personat të cilët kishin një ose 2 fëmijë. Mundësia e infektimit nga virusi e personave me 3 ose 4 fëmijë ishte më e ulët.
I njëjti rezultat u pa edhe tek prindërit fëmijët e të cilëve ishin ndarë me kohë nga familja. Madje mundësia e infektimit nga virusi të këtij grupi arriti vetëm ¼ e numrit të personave pa fëmijë.
Shkencëtarët e vlerësojnë këtë efekt pozitiv të pasjes së një fëmije sipas faktit se prindërit janë përballur më parë me viruse të ngjashme. Dhe në fund arritën në përfundimin se shkaku i efektit pozitiv ishte imuniteti i përftuar më parë.
Nga ana tjetër një studim i realizuar në Norvegji tregoi se nënat dhe baballarët jetojnë më gjatë se personat pa fëmijë.
Shkencëtarët të cilët analizuan të dhënat e norvegjezëve të lindur mes viteve 1935 dhe 1958, vërtetuan se personat me dy fëmijë rrezikohen më pak në humbjen e jetës në një mesatare 45-68 vjeç në krahasim me ato pa fëmijë.
Ndërkohë që tek meshkujt kjo mesatare arriti në 35 % tek femrat arriti në 50%. Ndërsa tek prindërit me një fëmijë mesataret ranë pak.
Nënat të cilat ushqejnë fëmijët e tyre me gji rrezikohen më pak nga shfaqja e kancerit të gjirit. Shkencëtarët analizuan shkaqet e vdekjes së tyre dhe panë se nuk kanë lidhje me këtë faktor./femina.al/

