Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Farat e lirit, ulin rrezikun nga kanceri i gjirit

26.09.2011 - Farat e lirit permbajne kompozime bimore, te cilat ndikojne si hormoni seksual femeror estrogjeni dhe vrasin qelizat e kancerit dhe parandalojne rritjen e tumoreve te reja.

Farat e lirit zvogelojne rrezikun nga kanceri i gjirit per 40 per qind, zbulon studimi trevjecar i qendres studiuese te kancerit ne Heidelberg, i kryer ne 1000 femra me diagnoze te kancerit te gjirit.

Farat e grurit, te perimeve dhe te lirit permbajne kompozime bimore, fitoestrogjene, te cilat veprojne si hormonet seksuale femerore - estrogjenet, nga te cilat me te rendesishme jane ato te quajtura linjane.

Pasi ato kompozime hyjne ne zorre shnderrohen ne enterolaktone dhe vrasin qelizat e kancerit dhe parandalojne rritjen e tumoreve sekondare, duke ndalur rritjen e eneve te reja te gjakut. Te femrat me nivelin me te larte te enterolaktonve shkalla e vdekshmerise eshte zvogeluar per dy te pestat ne raport me femrat me nivelin me te ulet.

“Ne tani per here te pare kemi deshmi te qarta te cilat tregojne qe kur niveli i linjaneve eshte me i ulet, rreziku nga zhvillimi i kancerit te gjirit ne postmenopauze eshte me i ma madh.

Kjo po ashtu shpjegon pse aziatiket rralle vuajne nga kanceri i gjirit. Ushqimi i tyre eshte i pasur me soje dhe permban sasi te medha edhe te nje lloji tjeter te fitoestrogjenve, izoflavoneve”, thekson udheheqesja e studimit Jenny Chang-Claude.

Ushqimi i pasur me produkte integrale, fara dhe perime, te cilat jane te shendetshme ne secilin rast, mund te ofrojne sasi te mjaftueshme te linjaneve dhe ndihmojne ne parandalimin nga kanceri, shton ai.

Farat e lirit mund t’i hani me drithera, sallate, t’ua shtoni embelsirave ose t’i perzieni me jogurt./infoalbania/

Zana Ilazi (13 vite më parë)
Me falni po deshta te pyes ku gjinden keto farat e lirit per ti blere?

/komuniteti