Ndryshimet që do të shohësh tek fëmiu yt gjatë vitit të saj të parë do ti përjetosh me habi dhe me ëndje. Do ta sjellësh ndërmend këtë periudhë të hershme dhe do të kishe dashur të kishte zgjatur më tepër !
Ditët e para
Foshnja jote po zhvillohet me shpejtësi dhe kur të jetë dy javëshe do të vësh re se ajo po i kushton vëmendje fytyrës tënde, ndërsa kur të ketë mbushur gjashtë javë ajo do të nisë të të njohë dhe ndoshta të të buzëqeshë.
Ti do të dëgjosh foshnjën tënde të përdorë qarje të ndryshme; një lloj qarjeje mund të dojë të thotë "jam e uritur" dhe një tjetër mund të thotë "jam e lodhur".
Në katër javët e para foshnja jote flen nga 15 deri 16,5 orë gjumë në çdo 24 orësh, përfshirë këtu edhe deri në katër dremitje përgjatë ditës... ndonëse disa janë në gjendje dhe arrijnë të mbijetojnë me aq pak sa nëntë orë gjumë !
Kur foshnja jote është gjashtë deri tetë javëshe do të dëgjosh tek zhvillohen disa tinguj - gugatje dhe nënqeshje së bashku me të qara si një mënyrë për të tërhequr vëmendjen tënde. Ajo do të dëfrehet kur ti bën "ta !" përgjatë një loje ku-ku.
Kur ajo bëhet tre muajshe do të vësh re se ajo është në gjendje të mbajë kokën lart kur është e shtrirë më bark dhe mund të nisë të zgjatet për të kapur lojrat gjithë ngjyra që ia vendos pranë.
Tre deri gjashtë muajshe
Ndërsa foshnje jote po zhvillohet nga tre deri në gjashtë muajshe, do ta shohësh të nisë të rrokulliset, të mbajë kokë sipër kur është në gjendje të ulur dhe të rrokë lodrat apo sendet e tjera me duart e saj. Foshnja jote do të nisë të fusë në gojë lodrat dhe gjithçka tjetër që mund të arrijë.
Do të dëgjosh të qeshurat, angullimat e saj dhe fëmija jote do të nisë të eksperimentojë me dy tinguj së bashku. Këndimi i këngëve apo recitimi i vjershave të thjeshta do ta qetësonte fëmijën në këtë moshë.
Fëmija jote do të flërë tashmë mesatarisht 14 deri 15 orë në 24 orë duke dremitur dy tre herë gjatë ditës.
Gjendja nga gjashtë deri nëntë muajshe
Nga gjashtë muaj e më tej fëmija do të jetë duke mësuar si të zhvendoset tek fillon të zvarritet. Ajo ndoshta mund të nisë të zvarritet praptas, ose mund të mos zvarritet fare por në vend të kësaj të zhvendoset duke hedhur vithet. Ajo do të jetë në gjendje të qëndrojë ulur pa pasur nevojë të mbështetet, dhe deri në kohën kur të ketë mbushur nëntë muaj ajo mund të jetë në gjendje të ngrihet lart dhe të qëndrojë duke u kapur pas mobiljesh apo duarve të tua ndihmuese.
Ti do të dëgjosh tinguj të përsëritur si "dadadadada" si dhe imitime të toneve që jep. Këto janë njësi strukturore të fjalëve të para të cilat do të shfaqen rreth moshës 12 deri 15 muajshe.
Fëmija jote ka nevojë që t'i flitet në mënyrë që të stimulojë fjalorin e vet - ndonëse të kufizuar. Nëse je i shqetësuar mbi zhvillimin jo të aq-sa-pritur të të folurës së fëmijës, do të ia vlente të flisje me një mjek që t'i bënte një provë dëgjimi.
Një mënyrë për të njehsuar përparimin dhe zhvillimin e fëmijës tënd është përmes gjatësisë dhe peshës së saj. Peshimet e rregullta në klinikë do të të japin një ide mbi se si po ecën zhvillimi i fëmijës. Ndonëse ka ndryshim midis foshnjeve në shpejtësinë e rritjes së tyre në peshë, rritjen më të madhe do ta shohësh gjashtë deri nëntë muajt e parë. Dëgjimi i vjershave të çerdhes së fëmijëve do ta kënaqë fëmijën. Duke i kënduar ose thjeshtë folur do t'ia mbaje të gjallë interesin asaj.
Në moshën gjashtë deri nëntë mujore fëmiu yt flen rreth 14 për në çdo 24 orë përfshirë dy dremitje gjatë ditës.
Rreth një vjeç
Ndërsa afron ditëlindja e parë e fëmijës tënde, ka mundësi ta shohësh atë të qëndrojë më këmbë pa pasur nevojë për t'u mbajtur diku dhe tek nis të flasë. Mund të fillojë të flasë dikur midis moshës 10 deri 18 muajsh. Tako një mjek nëse nuk ka nisur të ecë deri 18 muajshe.
Fëmija jote mund të jetë në gjendje të hedhë një send, të tregojë me gisht dhe biles ta bëjë me dorë "mirëupafshim". Hapi veshët për të dëgjuar për "mami" dhe "babi" rreth kësaj moshe midis shumë belbëzimeve të tjera. Ajo do të nisë të kuptojë fjalën "jo" rreth moshës 12 muajshe.
Fëmija jote flen akoma rreth 14 orë çdo 24 orësh por dy dremitjet gjatë ditës do të nisin të bëhen më të shkurtra.

