Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Fekondimi artificial

30.02.2011 - Fekondimi artificial ose fekondimi i asistuar, përfshijnë një numër metodash me të cilat kontrollohet dhe ndihmohet, jo vetëm fekondimi i qelizës vezë por edhe transporti i embrionit, implantimi, zhvillimi dhe ecuria e shtatzënisë.

Themeli i rezultateve te të gjitha teknikave të riprodhimit, qëndron në maturimin adekuat të një ose më shumë qelizave vezë, dhe veprimet dhe manipulimet kualitative në laboratorët biologjik.

Të gjitha metodat e fekondimit artificial mund të kryhen edhe ne cikle spontane normale, ose në cikle menstruale me stimulim të ovulacionit. Marrë në përgjithësi, suksesi ose rezultatet për një cikël për cilëndo metodë të fekondimit artificial sillet në rreth 12 - 45%. Suksesi i përgjithshëm për 4 - 6 cikle, sillet në 45 - 75%.

Shtatzënia e arritur me metoda të fekondimit artificial, është e ngarkuar me rrezik të shtuar për dështim spontan, si dhe me komplikime të tjera gjatë shtatzënisë, ndërsa malformacionet kongjenitale dhe aberracionet kromozomale, kanë një pjesëmarrje të njëjtë si në shtatzënitë të arritura me rrugë normale.

/komuniteti