Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Fëmija humbë jetën nga kokrra e qershisë, mjekët s’mund ta shpëtojnë

07.07.2019 - Një fëmijë i moshës 16-muajshe ka ndërruar jetë në Tiranë për shkak të një kokrre qërshie që i kishte ngecur në organet e frymëmarrjes.

Mediat shqiptare raportojnë se ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmë rreth orës 21.30 në shërbimin Pediatrik në QSUT. Mjekët e urgjencës së QSUT tentuan menjëherë oksigjenimin dhe frymëmarrjen artificiale por pa mundur ta rikthejnë në jetë.

Vdekja e 12-vjeçarit, detaje nga intervenimi i mjekëve të Urgjencës së Prishtinës

Shkaku i vdekjes së fëmijës mësohet të jetë bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes nga një kokërr qershie.

Burime për “News 24” thanë se familja pakistaneze kishte mbetur në trafik për minuta të tëra në rrugën që të shpie drejt urgjencës pediatrike dhe asnjë automjet nuk hapte rrugën, ç’ka ka detyruar dy prindërit t’i drejtohen për ndihmë patrullës së forcave Shqiponja.

Vetëm pasi automjeti i policisë ka ndezur fenelinat është mundësuar hapja e rrugës por më kot.

Burime nga QSUT pohojnë se fëmija ka mbërritur pa shenja jete në urgjencë. Prindërit e fëmijës me origjinë pakistaneze jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Shqipëri.

Burimi: Gazeta Shneta

/komuniteti