Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Fëmija mbytet në duart e nënës, ja se si shpëton

Frikë në afërsi të Romës. Ditën e djeshme, një fëmijë 9 muajshe, ndërsa ishte duke shëtitur me të ëmën, ka futur në gojë disa pjesë plastike, pa e vënë re nëna e vogëlushes.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të Velletrit në afërsi të Romës, Itali. Një patrullë transit e karabinierëve është ndaluar nga nëna e vogëlushes, një grua rreth 40-vjeç, e cila u ka kërkuar ndihmë me fëmijën në krahë, ndërsa nuk dinte se çfarë kishte ndodhur me vogëlushen e saj.

Pavarësisht ndërhyrjes së një kalimtari, i cili u erdhi në ndihmë, vajza përsëri shfaqte simptoma të mbytjes dhe probleme në frymëmarrje.

Në këto kushte, karabinierët futën nënën dhe vogëlushen në makinën e patrullës dhe i çuan me urgjencë për të marrë ndihmën e parë në spital. E vogla iu nënshtrua disa trajtimeve të mjekëve, të cilët e ekzaminuan dhe pasditen e ditës së djeshme ajo doli nga spitali në gjendje shumë të mirë shëndetësore. /a.s/noa.al

fillorete (11 vite më parë)
@Bessa M, nuk eshte problemi te mos kuptimi i dhimbjes, por te mosprofesionalizimi i atyre qe i perkthejne lajmet dhe i publikojne sepse duhet ta dish se pari gjuhen shqipe per te perkthyer diçka, e jo ta shkruash titullin pa kuptim
fillorete (11 vite më parë)
Titull shume kontraverz, s\\\\\\\'mundet edhe me u mbyte edhe me shpetu femija

/komuniteti