Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Fëmija nuk e “do” shkollën, çka të bëni?

02.12.2013 - Kur e dëgjoni fjalinë “Unë e urrej shkollën, nuk dua të shkojë në shkollë”, kjo është shenja e parë që ju duhet të ndaleni dhe të mendoni se pse fëmija juaj ndjehet në këtë mënyrë.

Shpesh kjo deklaratë është një thirrje për ndihmë. Përveç që mund të ketë probleme me mësimin, të cilin mund të zbulojmë lehtë dhe shpejt, ekziston një mundësi e madhe që fëmija juaj është në konflikt me dikë, apo që ai/ajo ndjehet që nuk është i pranuar nga moshatarët e tij/saj. Ja se çka duhet të bëni ju prind në këtë situatë.

- Bisedoni: Bisedoni me fëmijën tuaj shkollor lidhur me shokët të tij, dhe pastaj përpiquni për të ndihmuar atë. Për shembull, të organizoni ndonjë ndejë të vogël, një festë për ditëlindje apo bisedoni për këtë me mësuesin. Personeli mësimor ka shumë përvojë dhe sigurisht që nga ndonjëri prej tyre mund të merrni këshilla të mira, pasi që në mesin e tyre është edhe këshilltari (pedagogu) i shkollës.

- Përkrahja: Kur fëmija e sheh që e ka përkrahjen e plotë të prindërve të tij, do të ndjehet i sigurt në shoqërinë e bashkë-moshatarëve. Nëse fëmijët e tjerë e ngacmojnë për diçka, kjo nuk ka rëndësi për ta, sepse fëmijët gjithnjë mbështeten në dashurinë e prindërve.

Fëmijët shpesh ngacmohen nga bashkë moshatarët e tyre që ndihen të pasigurt dhe duan të bëjnë për të treguar që janë më të mirë. Për këtë arsye është e rëndësishme që fëmijët të zhvillojnë besim të mjaftueshëm tek prindërit që mund të kenë komunikim të hapur me ta. Prindërit që nga fëmijëria duhet t’i mësojnë fëmijëve vlerat reale sepse fëmijët fitojnë besimin dhe sigurinë nga identifikimi me prindërit./zeri/

/komuniteti