06.08.2014 - Fëmija vetëm 24 ditësh vdiq para një viti, ndërsa nga mjekët u cilësua si “vdekje në djep”. Por një vit më pas babai i të voglit, me moshë 25 vjeçare nga Bergamo në Itali, thotë se e ka vrarë ai fëmijën pa dashje, duke e qëlluar me grusht.
Dëshmia e të riut i cili u paraqit me dëshirë para gjykatës, bëri që të hapet çështja.
25 vjeçari tregoi se mbrëmjen e ngjarjes ishte grindur me të shoqen dhe në tentativë për ta goditur, grushti përfundoi mbi fëmijën.
Mirëpo pavarësisht versionit të tij, gruaja, një indiane me moshë 38 vjeçare hedh poshtë diçka të tillë, duke thënë se fëmija nuk është qëlluar për asnjë moment./gazetaexpress/

