13.01.2015 - Motivet janë nga më të ndryshmet se pse fëmijët gënjejnë. Bëhuni gati që të kuptoni nevojat e tyre, ndihmojini ata, dhe mos u bëni shumë të ashpër ndaj tyre.
Psikologët theksojnë që vogëlushët gjer në moshën tre vjeç nuk dinë të gënjejnë. Ata nuk e kanë të zhvilluar të menduarit logjik që të mendojnë në mashtrime, por e thonë atë që e shohin “ra topi, u thye vazoja”. Fëmijët dy vjeç lehtë mund ta humbin vëmendjen dhe ta harrojnë situatën. Mjafton që të thellohen në TV duke shikuar film vizatimor që ti harrojnë të gjitha. Edhe një shkak i gënjeshtrës është frika. Nëse nuk i dënojmë për fajet që i bëjnë ata shumë lehtë e pranojnë fajin.
Nëse vogëlushja hesht në pyetjen e prindërve se “a e ke bërë ti këtë” atëherë do të thotë që ajo ka përvojë nga dënimet. Ajo heshtje në fakt, paraqet gënjeshtrën e parë. Vogëlushja në atë moshë ende nuk di të mendojë ndonjë pretekst në mbrojtje të saj, prandaj i mbetet vetëm që të hesht, të qajë ose të mohojë fajin.
Ekspertët këshillojnë që prindërit nuk duhet të ofendojnë njëri tjetrin nëse fëmija nuk e pranon se çfarë ka ndodh në të vërtetë, sepse kjo nuk është gënjeshtër. Gjithashtu, fëmijëve nuk duhet tu thuhet që kanë pasur qëllime apo sjellje të këqija. Kur i themi “gënjeshtari vogël, nëse tani më gënjen kështu, çfarë do të bësh më vonë” ne në këtë mënyrë i programojmë fëmijët që të gënjejnë në të ardhmen dhe i sugjerojmë që të jetë gënjeshtar.
Është shumë e rëndësishme që prindërit ta kuptojnë që nuk duhet ta dënojnë nëse fëmija e pranon gabimin e tij. Kur i ndaloni fëmijëve të vegjël diçka, duhet gjithmonë të iu leni zgjedhje.

