Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Fëmijët dhe pasojat që lë duhani

09.06.2014 - Pirja e duhanit nga prindërit, kjo në prani të fëmijëve, i dëmton atyre shëndetin. Më konkretisht, ekspozimi ndaj tymit të duhanit në fëmijëri, shoqërohet me simptoma të vazhdueshme vështirësie në frymëmarrje.

Ky përfundim është arritur falë një studimi, ku kanë marrë pjesë 400 persona. Studiuesit kanë vendosur lidhjen midis duhanit që pihet në prani të fëmijëve dhe sëmundjeve të frymëmarrjes kur ata rriten.

Një studim i prezantuar pranë Shoqatës Amerikane të Kraharorit, thotë se fëmijët nuk i tejkalojnë dëmet e shkaktuara nga tymi i duhanit, ndërsa rriten. Efektet që sjell duhani tek shëndeti i fëmijëve janë bllokim hundësh, kollitje, ftohje kronike./albeu/

/komuniteti