Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Fëmijët e sotëm nuk dinë të hidhen

24.05.2011 - Sipas nje studimi te Universitetit Essex, i cili ka paraqitur nje numer te konsiderueshem provash shkencore qe vertetohet se femijet e sotem me kalimin e kohes kane humbur fuqine e muskujve duke u bere shume me te dobet se moshataret e tyre 10 vjet me pare.

Sipas hulumtuesve nje nga shkaqet kryesore qe kane cuar ne keto rezultate, eshte stili i jetes. Duke u bazuar ne nje peshe dhe gjatesi te njejte, femijet e sotem rezultojne me te brishte fizikishte ne krahasim me gjeneraten qe i paraprine ata. Sipas hulutuesve shpenzimi i nje kohe te konsiderueshme para televizionit, kompjuterit dhe lojrave elektronike, kontrrolli i tepert prinderor, ushqimet me organizma gjenetikishte te modifikuar dhe sasia e tepert e kolesterolit, ka shkaktuar kete pasivitet ne aktivitetet fizike dhe rrjedhimisht nje dobesim muskular te femijeve duke i bere ata te humbasin vit pas viti aftesine per tu hedhur.

Te njejten gje vertetojne edhe shifrat e publikuara ne revisten “Acta Paediatrica”. Sipas tyre nga vitit 1998 deri ne vitin 2008 forca e krahu te femijet ka rene me 26% dhe aftesia per te ngritur pesha 27.1%. Gjithashtu ata jane bere dhe me pak te guximshem, rreth 10% e femijeve nuk jane ne gjendje te ngjiten ne nje mur dhe nje tjeter 10% i tyre nuk kane as kurajon per te provuar ne e kalojne dot nje mure duke u ngjitur apo jo. Per te arritur keto rezultate, studiuesit britanike kane shqyrtuar dy kampione me femije, te cilet i perkasin dy gjeneratave te ndryshme, por qe kishin nje indeks te njejte te mases trupore dhe moshes.

/komuniteti