Foshnjat që në muajin e gjashtë të jetës mund të dallojnë të mirën dhe të keqen. Këtë e kanë dëshmuar rezultatet e disa hulumtimeve, ku shkencëtarët theksojnë që njerëzit lindin si ‘pllaka të zbrazëta’ dhe moralin e tyre e formësojnë prindërit dhe përvoja.
Në një hulumtim, fëmijët kanë shprehur kënaqësitë dhe pakënaqësitë në fytyrat e ndryshme të mira dhe të këqija. Madje në eksperimentin e dytë, fëmijët i kundërveheshin figurave që ishin keqdashëse.
Duket sikur ndjenja për të mirën dhe keqen është e mbjellur thellë në ne – thotë Paul Bloom nga Univerziteti Jejll (Yale).
Kemi zbuluar se fëmijët që nga mosha gjashtë muajshe pasi që e kanë shikuar disa herë një shfaqje, kanë ditur të vlerësojnë karakteret e personazheve, duke shfaqur përkrahje ndaj figurave të mira. Dallimi ka qenë shumë evident, ngase pothuajse tërë fëmijët janë lidhur me figurat e mira – thotë Bloom.

