Inkubatori u thye dhe i sapolinduri që ishte brenda rrezikoi jetën. Vogëlushi rus, Matvey u shpërfytyrua dhe u dëmtua në 70% të trupit të tij pak ditë pas lindjes.
Menjëherë pas kësaj ngjarje prindërit e tij e braktisën. Nëna dhe babai i foshnjës 3 ditëshe në momentin që ndodhi ngjarja, që nga incidenti në spitalin e Tula në Rusi, humbën çdo gjurmë.
Aktualisht vogëlushi është në gjendje të qëndrueshme, por ka nevojë për ndërhyrje tejet të kushtueshme për t’u shëruar plotësisht.
Matvey u ka mbijetuar shumë ndërhyrjeve dhe prej kohësh ndodhet në terapi intensive, megjithëse ai ka ende nevojë për ndërhyrje të tjera të kushtueshme, ndaj mjekët apelojnë për ndihmë ndaj tij./a.y/noa.al

