30.05.2013 - Një foshnjë raportohet të ketë lindur me virusin e HIV/AIDS. Rasti i rrallë dhe i pazakontë për Maqedoninë është shënuar në një nga spitalet e Shkupit.
Aktualisht fëmija ëshët një vjeç dhe virusin e ka marrë nga e ema, gjatë kohës së shtatzënisë.Instituti i Shëndetit Publik, ka njoftuar sot se rasti është njëri nga të shtatë të regjistruarit në tre muajt e fundit.
Të gjithë personat e prekur nga kjo sëmundje janë nga Shkupi - dy syresh kanë SIDA, kurse pesë të tjerët janë me HIV pozitiv.
Vitin e kaluar u regjistrua numri më i madh i të prekurve nga HIV/Sida, gjithsej 23. Sipas mjekëve, ky numër pritet të jetë këtë vit ndërmjet 10 dhe 15 rasteve./albeu/

