Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Foshnjat i rrit gjumi

17.06.2011 - A jeni ndalur ndonjehere duke shikuar foshnjen tuaj duke fjetur dhe keni pyetur vetveten kur do te rritet foshnja ime?

Hulumtuesit nga Univerziteti Emori ne Atlanta, ne shtetin e Xhorxhia-s ndoshta do te pajtohen me ju. Studimi i tyre ka treguar qe foshnjat kur flene me gjate se zakonisht, ka mundesi qe ato te zgjohen per rreth nje centimeter me te gjata.

Ja perse eshte i rendesishem ky informacion… Te gjithe prinderit u deshirojne foshnjave te tyre gjume te embel. Ne Univerzitetin Emori ne Atlanta, ne shtetin e Xhorxhia-s, Dr. Mishel Lempl ka percjelle studimin per fjetjene dhe rritjen, i cili eshte kryer ne shtepite dhe apartmanet ne te cilat kishte foshnja.

“Kur shkoja ne shtepi te disa prinderve, ata ishin te entuziazmuar sepse foshnja e tyre kishte fjetur tere naten pa nderprerje. Dhe kjo me krijoi mendimin per lidhjen ne mes te gjumit dhe shpejtesive te ndryshme te rritjes”.

Per kete Dr. Lempl u lut prinderve qe te mbajne shenime per te gjitha se çfare ben foshnja e tyre, duke perfshire edhe kohen e gjumit dhe ushqimit. Hulumtuesit poashtu i vizitonin foshnjet ne shtepite e tyre, duke marre edhe vet shenime per 23 foshnja gjate 17 muajve.

“Ky studim eshte kryer qe te pergjigjet ne pyetjen e parashtruar, a egziston lidhja ne mes te menyres se fjetjes dhe rritjes? Dhe ky studim ka dhene pergjigje qe eshte plotesisht i sakte mendimi i zakonshem qe fjetja me e gjate i ndihmon rritjes”.

Hulumtuesit poashtu kane vertetuar qe periudha me e gjate e fjetjes tek te dy gjinite parashikon rritjen e gjatesise trupore. Poashtu studimi ka treguar dallimet ne mes te shprehive te djemve dhe vajzave gjate fjetjes. Djemte flene ne periudha me te gjata, perderisa vajzat flene nje periudhe gjate nates e pastaj kane edhe intervale periudhash me te shkurtera te gjumit.

Dr. Lempl thote qe hulumtimi ka treguar qe e ashtuquajtura periudhe e gjumit te bere “pjese-pjese” eshte pjese normale e zhvillimit.

Çfare me pas? Dr. Lempl deshiron te kontrolloje te dhenat ne menyre qe te vertetoje nese foshnjat hane me shume para apo gjate periudhes se rritjes./bebaime/

/komuniteti