Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Fruti që duhet ta hanë çdo ditë gratë shtatzëna

14.01.2018 - Kur ngeleni shtatzënë, ekziston një list e gjatë e ushqimeve që duhet t’i shmangni, por ka edhe një listë tjetër të cilat duhet t’i konsumoni.

Në listën që duhet konsumuar futen edhe frutat dhe perimet, ku një ndër frutat të cilat konsumuar çdo ditë është bananja.

Sipas Baby Centër, gratë shtatzënë kanë nevojë të konsumojnë 4,700 miligram të potasiumit në ditë. Ky mineral ndihmon që ato të mbajnë ekuilibrin e lëngjeve dhe elektroliteve në qelizat e trupit. Mineralin e tillë e përmbajnë bananet.

Potasiumi gjithashtu ndihmon në dërgimin e impulseve nervore në muskujt dhe i ndihmon ata në kontraktim sipas WebMD.

Në rast se filloni të përjetoni dhimbje këmbësh gjatë shtatzënisë, lodhje ekstreme ose rrahje të parregullt të zemrës, rekomandohet që të flisni me ofruesin e juaj shëndetësor për të parë nëse fajtori i këtyre simptomave është niveli i ulët i kaliumit.

Burimi: Gazeta Shneta

/komuniteti