25.03.2014 - Zakonisht, reagimet tona të para (p.sh të bërtiturat) jo vetëm që nuk kanë përfundimin e dëshiruar, por përkundrazi mund ta keqësojnë gjendjen.
Gënjeshtrat e pafajshme fëminore, janë një fenomen i zakonshëm që shfaqet rreth moshës 3-4 vjeç. Zakonisht, reagimet tona të para (p.sh të bërtiturat) jo vetëm që nuk kanë përfundimin e dëshiruar, por përkundrazi mund ta keqësojnë gjendjen.
Herës tjetër pra, ju këshillojmë të ndiqni këto:
Të jeni gjakftohtë. Ekziston mundësia që fëmija të thotë gënjeshtra thjesht sepse ngatërron fantazinë me realitetin.
Kuptojini qëllimet e tij. Kërkoni arsyen që e drejtoi në këtë sjellje.
Bisedoni me të. Mundohuni t’i shpjegoni pse është gabim që të thotë gënjeshtra dhe ndihmojeni që ta kuptojë vetë.
Mundohuni t’ju shmangeni të bërtiturave. Dënimi mund ta bindë akoma më shumë sesa gënjeshtrat dhe është e nevojshme që ta shpëtojë nga pasojat./gazetaexpress/

