15.04.2015 - Familjet e ditëve të sotme rrallë herë mblidhen për të konsumuar vaktet së bashku për shkak të orareve të ndryshme të punës apo kurseve të fëmijëve, apo për shkak të prioriteteve dhe preferencave të ndryshme ushqimore. Gjithësesi, studimet tregojnë se ngrënja e vakteve së bashku me familjen sjell shumë përfitime në shëndetin mendor dhe fizik të fëmijëve si dhe në ngrohjen e marrëdhënjeve me ta.
Studimet tregojnë se fëmijët që ulen për të ngrënë së bashku me familjen kanë këto përfitime kryesore:
1. Fëmijët kanë më pak gjasa të jenë mbi peshë dhe kanë më shumë gjasa të hanë ushqime të shëndetshme kur hanë së bashku me prindërit.
2. Vaktet familjare promovojnë arritje më të mira akademike.
3. Fëmijët që i hanë vaktet së bashku me familjen shfaqin më pak sjellje problematike.
4. Fëmijët përjetojnë gjëndje të përmirësuar psikologjike kur i hanë rregullisht vaktet me familjen.
5. Fëmijët që i hanë vaktet me prindërit e tyre janë më të prirur të krijojnë ndërveprime pozitive me familjarët.
6. Darkat me familjen mund të parandalojnë abuzimet me substancat narkotike tek adoleshentët.
Burimi: Elona Çeço

