Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Gjatë shtatzënisë 1 në 5 gra pinë duhan!

15.05.2012 - Pavarësisht të gjitha rreziqeve rreth 1 në 5 gra të bardha tymosin cigare gjatë shtatzënisë.

Kështu ka konkluduar një studim i ri i SAMHSA i cili tregoi se 21.8% e grave të bardha të moshës 15 deri 44 vjeç pranojnë se kanë tymosur cigare gjatë kohës që po prisnin një fëmijë, ndërsa gratë me ngjyrë kanë raportuar një shkallë më të ulët, 14.2%.

Kur u pyetën për substancat narkotike 7.7% e grave shtatzënë të zeza pranuan se i kanë përdorur ato në krahasim më 4.4 % të grave shtatzëna më ngjyrë të bardhë. Përdorimi i alkoolit ishte relativisht më i lartë 12 deri në 13% e grave shtatzëna me ngjyrë dhe të bardha pranuan se e kanë konsumuar gjatë pritjes së foshnjës.

Administratorja e SAMHSA, Pamela S.Hyde tha: ‘Kur gratë shtatzëna përdorin alkool, duhan apo substanca narkotike gjatë shtatzënisë ato janë të rrezikuara të dëmtojnë shëndetin e tyre dhe të fëmijës’.

Pirja e duhanit, sipas ekspertëve, mund të çojë në komplikacione gjatë shtatzënisë, lindje të parakohshme, foshnja nën peshë dhe me probleme shëndetësore. Ajo mund të dëmtojë placentën që furnizon me ushqim dhe oksigjen fetusin dhe nëse një nënë lë duhanin fetusi i saj mbushet më me shumë oksigjen.

Po ashtu edhe konsumi i alkoolit mund të shkaktojë dëmtim të fetusit dhe është e këshillueshme që të mos pihet asnjë gllënjkë pasi ‘kur je shtatzënë s’ka asnjëherë kohë të mirë për të pirë alkool’./lajmeshqip/

/komuniteti