Një grup shkencëtarësh francez e kanë zbuluar gjenin i cili i mundëson të posalindurit të kalojë nga ambienti me ujë i barkut të nënës, në jetën me ajër dhe të fillojë të merr frymë në të.
Bëhet fjalë për gjenin “Tshz3” i cili në nivel neuroni kontrollon zhvilliminin e pjesës së sistemit të rëndësishëm për fillimin e frymëmarrjes pas lindjes, ka theksuar Qendra Franqeze për Hulumtime Shkencore.
Ata kanë vlerësuar që ky zbulim i ri shkencor hap mundësitë për të kuptuar më mirë anomalitë e frymëmarrjes – nga ndërprerjet e vogla të frymëmarrjes në gjumë (apnea) deri te vdekja e papritur e foshnjes, gjë që mund të jetë edhe shkak i vdekjes tek foshnjat.

