13.07.2011 - Është vërtetuar se fëmijët e ushqyer me qumështin e nënës janë ngritur në këmbë më herët se fëmijët e tjerë. Po ashtu është parë se në vitet e mëvonshme tek këta fëmijë, niveli i IQ (testi i zgjuarsisë) është më i lartë.
Në 5% të fëmijëve të ushqyer me qumështin e nënës për 4 deri në 9 muaj, niveli i IQ ishte 130, ndërkohë që një nivel i tillë nuk është vënë re tek fëmijët e ushqyer me qumësht lope (vlera normale e IQ është 100-110).
Shpjegimi më i mundshëm është niveli i proteinave dhe lipideve, që në qumështin e nënës ndodhen në masa të përshtatshme për zhvillimin e trurit. (Të mos harrojmë se 50% e trurit zhvillohet kur fëmija është në barkun e nënës, 40% në 2 vitet e para të jetës dhe pjesa tjetër në vitet e mëvonshme.)
Gjidhënia është e dobishme sa për fëmijën ashtu edhe për nënën. Fillimi i gjidhënies menjëherë pas lindjes, rrit nivelin e sekretimit të hormonit OXYTOCINE i cili bën uterusin të tkurret, përshpejton mbledhjen e tij, lehtëson nxjerrjen e placentës dhe si rrjedhojë, ul gjakderdhjen. Gjidhënia pengon fryrjen dhe qelbëzimin e gjirit nga qumështi.
Po ashtu pengon shtatëzaninë në 6 muajt e parë. Ul rrezikun e osteoporosis dhe frakturave në pjesën e legenit te gratë pas menopauzës. Tek nënat që e praktikojnë gjidhënien, kanceri i gjirit dhe i vezoreve është më i rrallë.
Në 200 vitet e fundit kanceri i gjirit është përhapur shumë, dhe është virusi më i përhapur tek gratë në vendet e zhvilluara. Në shtetet perëndimore, në çdo 20 gra, njëra vdes nga kanceri i gjirit, ndërsa në çdo 4 gra, njëra ka sëmundje neoplastike në gji. Po ashtu ka rritje edhe në kancerin e uterusit. Për shembull, në Angli në çdo 5 gra njërës i hiqet uterusi. Në të njëjtën kohë gjidhënia ndikon edhe në psikologjinë e nënës dhe fëmijës, i bën ata që të lidhen fort me njëri tjetrin.

