Ekspertet amerikane kane zbuluar se grate qe kane grupin e gjakut 0 dy here me shume jane te ekspozuar rrezikut per te mos mbetur shtatzene, ne krahasim me grate e tjera.
Ne baze te kesaj, ekspertet amerikane keshillojne grate qe te marrin nje vendim rreth asaj se a duhet t’i perkushtohen karrieres apo formimit te familjes. Grupi i gjakut zero mban rrezikun edhe nga artriti. Pothuajse gjysma e popullates, pra rreth 44% ka grupin e gjakut 0. 42% te tjere kane tipin A, ndersa vetem 14% kane grupin AB.
Mirepo, shumica e grave pothuajse as nuk e dine se cilit grup te gjakut i takojne, perderisa per te mbetur shtatzene kjo eshte me se e rendesishme Hulumtimet e kryera ne universitetin Albert Ajnshtajn ne Nju Jork tregon se grate me grupin gjakut zero kane me pak qeliza veze rezerve sesa grate qe kane nje grup tjeter te gjakut.
Rezervat e qelizave veze me vite zvogelohen; nje vajze e porsalindur posedon rreth dy milione qeliza veze, ne moshen e pubertetit rreth 400.000, ndersa kur kalon te dyzetat, vetem disa qindra sysh.
Mjeku Eduard Nejat, nga ky universitet me ate rast ka deklaruar: “Kemi vertetuar se grate me grupin e gjakut A dhe AB jane te mbrojtura nga pakesimi i qelizave te shendosha. Por tek ato gra me grupin e gjakut 0 ishte verejtur nje rritje e shtuar e rrezikut per pakesimin e ketyre qelizave veze”.
Lidhjet ne mes grupit te gjakut dhe veshtiresive shendetesore dihen prej kohesh. Per shembull, tek njerezit me grupin e gjakut A dhe AB verehet rreziku per atak ne zemer apo ne tru, perderisa tek ata me tipin 0 verehet rreziku i shtuar nga artriti dhe infeksionet e lukthit./infoalbania/

