Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Hekuri ndihmon te depresioni i paslindjes

05.10.2016 - Konsumimi i hekurit shtesë nga nënat të cilat sapo kanë lindur, mund të lehtësojë depresionin postpartal.

Depresioni i paslindjes është një dukuri jo shumë e rrallë. Por studimet kanë treguar se konsumimi i suplementeve me hekur mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të depresionit dhe anksiozitetit, veçanërisht te nënat anemike.

Studiuesit i kanë ndarë në grupe nënat anemike të cilat sapo kanë lindur, dhe një grupi u kanë dhënë suplementë me hekur, ndërsa grupit tjetër placebo.

Rezultatet kanë treguar se gratë të cilat kanë konsumuar hekur kanë pasur 25 për qind më pak simptoma depresioni dhe ankthi krahasuar me nënat të cilat kanë marrë placebo.

Burimi: Mjeku.net

/komuniteti