10.11.2012 - Federata Dentare mbi Shëndetin Oral, në një studim të saj rendit shqiptarët të fundit në Europë persa i përket higjenës së gojës.
Sipas këtij studimi shqiptarët shpenzojne mesatarisht 1,5 euro në vit për pastë dhëmbesh dhe për furçë por ka edhe nga ato raste ku me një tub prej 75 ml pastë dhëmbesh kalohet i gjithë viti, ndërkohë që furça nuk ndërrohet për shumë kohë.
“Indeksi i karriesit në Shqipëri lë shumë për të dëshiruar. Krahasuar me vendet e tjera, Gjermania përshembull ka një indeks prej vetëm 0,7. Greqia, një vend fqinj e ka këtë indeks të 1,3, ndërsa ne jemi në vend të fundit në Europë, me indeksin 3,1”, deklaroi Ruzhdie Qafmolla, koordinatore e Shërbimit Stomatologjik Shqiptar.
Statistikat përfshijnë zonat urbane dhe ato rurale. Por, higjena e gojës është shqetesim edhe për dentistët në vendin tonë, pasi indeksi i karriesit është shumë i lartë. /albeu.com/

