Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Hipertensioni ka prekur fëmijët për shkak të këtij ushqimi që hanë çdo ditë

21.01.2019 - Nëse doktori do t’ju thotë se fëmija juaj vuan nga hipertensioni, mos u çudisni. Edhe pse kjo konsiderohet si sëmundje e moshës së tretë, mjekët pediatër vënë alarmin se kohët e fundit hipertensioni po haset tek fëmijët e vegjël.

Bektash Mandri, mjek pediatër :Kjo u bë e njohur fillimisht në Amerikë, por ka hyrë edhe në vendin tonë. Nuk ka asnjë problem shëndetësor dhe thotë më dhemb koka dhe detyrohemi të shohim problemin e hipertensionit. Ai duhet të trajtohet njësoj për të gjithë vetëm duhet të llogariten doza të ulëta”.

Produktet më të dashura për fëmijët janë shkaktarët e hipertensionit, i cili trajtohet po njëlloj si të rriturit.

“Janë të predispozuar për hipertension fëmijët obezë dhe fëmijët që konsumojnë shumë ushqime me ngjyrues të cilët janë shkaktarët kryesorë në hipertensionit”.

Po veç ushqimit, luhatjet e motit në këtë periudhë po shtojnë numrin e të vegjëlve që duan ndihmë mjekësore.

Burimi: kidstime

/komuniteti