Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Hipotezat rreth higjienës

16.02.2012 - Mendimet e sipër përmendura fillojnë me rritjen e alergjive të pranishme dhe me gjendjen autoimune si rezultat i ekspozimit të pamjaftueshëm ndaj balterieve, virusëve dhe papastërtive të tjera në vitet e para të jetës së fëmijës.

Pamjaftueshëm në atë masë që, sistemi imunitar thjesht nuk ka mësuar të dallojë materiet e dëmshme nga ato “të mira” dhe mandej trupi ynë reagon edhe kur nuk duhet.

Për këtë, shumë e më shumë fëmijë kanë astmë, temperaturë të lartë dhe alergji se sa më parë. Besohet që zvogëlimi i imunitetit është i lidhur edhe me rritjen autoimune të sëmundjeve, siç është diabeti, skleroza multiple dhe artriti në vitet e mëvonshme të jetës, sepse sistemi imunitar nuk ka punuar mjaft, dhe tani fillon dhe sulmon qelizat e veta.

Egzistojnë një sërë hulumtimesh të cilat e mbështesin këtë hipotezë. Hulumtimet janë bërë me fëmijët të cilët kanë më shumë motra dhe vëllezër, të cilët jetojnë në zona rurale, kanë kafshë shtëpiake në shtëpitë e tyre apo kalojnë një kohë më të gjatë me fëmijë të tjerë në vitet e para të jetës së tyre.

U përcaktua që këta fëmijë kanë numër më të vogël alergjish dhe anomalish në imunitet se sa fëmijët tjerë, gjë që vërteton idenë që ekspozimi ndaj bakterieve në vitet e para të jetës ndihmon në ndërtimin e sistemit imunitar i cili do të mbrojë trupin./bebaime.com/

/komuniteti