Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Humbja në peshë para shtatzënisë siguron një lindje të shëndetshme

24.04.2012 - Madje edhe nëse femrat obeze ushqehen në mënyrë të shëndetshme gjatë shtatzënisë, foshnjat e tyre mund të kenë probleme shëndetsore në të ardhmen e tyre.

Prandaj është e këshillueshme që të humbni në peshë, para se të filloni një shtatzëni, thonë ekspertët.

“Ne mund të shohim yndyrë të sekuestruar në placentat e nënave obeze e cila do të kalojë në bebet e tyre për të mbështetur rritjen e tyre. Zona e furnizimit me lëndë ushqyese në placentën e një gruaje obeze është sa gjysma e madhësisë së një gruaje me peshë normale, përderisa që të dyja janë duke u ushqyer në mënyrë të shëndetshme”, thotë Yuan-Xiang Pan, epigjeneticist dhe profesor i lëndëve ushqyese në Universitetin e Ilinoisit.

Pan, i cili është bashkë-autor i studimit me Rita Strakovsky-n, fajëson atë që ai e quan 'obesogenic' mjedis i nënës, i cila përfshin trigliceridet e rritura, nivelet e larta të hormoneve leptin dhe shumat e larta të acideve të ngopura (NEFA) qarkullojnë në trupin e nënës shtatzënë obeze, raporton gazeta Riprodhimi Biologjik.

Trigliceridet janë yndyrnat kryesore në trupat tanë, përbërësit kryesor në sistemin tonë energjik. Leptinet luajnë një rol të rëndësishëm në obezitet të lidhura me sëmundjet kardiovaskulare përderisa Nefa-t janë të gjetura në yndyrnat dhe vajrat bimore dhe shtazore.

Trigliceridet dhe nivelet NEFA janë afërsisht dyfish më të larta tek nënat obeze, madje edhe kur ato konsumojnë ushqim të shëndetshëm gjatë shtatzënisë: “Këshilla ime është, humbni peshë para se të mbeteni shtatzënë,” thotë Pan, duke u akorduar në deklaratën e Ilinois.

Nënat obeze lindin foshnja për 17 përqind më të vogla se sa që duhet të jenë. Pasojat për këto foshnje mund të jenë afatgjata, duke i bërë ato më të ndjeshme ndaj sëmundjeve, theksoi Pan./bebaime.com/

/komuniteti