Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

I helmon fëmijët e çerdhes konkurrente

10.05.2013 - Drejtoresha e një çerdheje kineze të fëmijëve hidhte helm të minjve në jogurtët e fëmijëve të çerdhes konkurrente. Si pasojë raportohet për vdekjen e dy vajzave të vogla.

Policia kineze arrestoi sot drejtoreshën e një çerdheje të fëmijëve, bashkë me zëvendësin e saj, për shkak të vdekjes së dy vajzave të vogla nga çerdhja rivale, të cilat e pësuan pasi që kishin pirë jogurtë që përmbanin helm minjsh, njoftojnë mediat kineze.

Sipas agjencisë AFP, vajzat - njëra pesë dhe tjetra gjashtë vjeçe - nga provinca veriore kineze Hebey vdiqën menjëherë pas pirjes së jogurtëve, të cilët i kishin gjetur në çantat e tyre derisa po shkonin në çerdhe.

Drejtoresha e çerdhes rivale, Shi Haisya, dhe zëvendësi i saj, Yang Venming, “kanë pranuar se kishin hedhur helm në jogurtë, dhe atë pastaj e kishin hedhur në rrugë”, njoftoi gazeta ‘China Daily’.

“Qëllimi i tyre ishte të shkatërronin reputacionin e çerdhes rivale”, sqaron tutje gazeta.

Një edukator i paemëruar ndërkaq pohoi se, vrasja e fëmijëve është pasojë e mosekzistimit të mbikëqyrjes së çerdheve private, të cilat janë përhapur jashtëzakonisht shumë për shkak të kushteve jo të mira nëpër çerdhet shtetërore./gazetaexpress/

(13 vite më parë)
e kisha rjep kadal kadale midis qendres ket psihopatee nccc Allahu na ruajt

/komuniteti