Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

I luste familjarët që ta lejojnë të lindë fëmijën me prerje cezariane, pasi u refuzua bëri vetëvrasje

07.09.2017 - Një grua shtatzënë e cila ka kryer vetëvrasje pasi iu refuzua kërkesa nga familjarët të kryejnë ndërhyrje cezariane, është filmuar nga kamerat e sigurisë duke bërtitur në korridorin e spitalit nga dhimbjet e mëdha që i kishte disa orë para vdekjes.

26-vjeçarja dhe foshnja e saj në barkë kanë vdekur, pasi ajo kërceu nga kati i pestë i spitalit në të cilin po trajtohej, transmeton Telegrafi.

Raportohet se ajo kishte lutur mjekët që të kryejnë ndërhyrje cezariane, pasi koka e fëmijës ishte shumë e madhe dhe nuk mund të lindte në mënyrë natyrale.

Por, raportohet se ajo vrau veten kur familja e saj refuzuan kërkesën e saj për ndërhyrje kirurgjikale.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq momentin, kur kjo grua shihet disa orë para vdekjes duke bërtitur në korridor të spitalit për shkak dhimbjeve të mëdha.

Mjekët kishin konstatuar se fëmija është shumë i madh dhe se nevojitet ndërhyrje kirurgjikale rrugës cezariane, por ishin familjarët e saj që refuzuan një propozim të tillë pasi ishin të bindur se mund të lindë në mënyrë natyrale.

Burimi: Telegrafi

/komuniteti