Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

I posalinduri njeh nënën

Në një eksperiment në Univerzitetin e Teksasit, foshnjes së posalindur prej disa orësh, në një ekran i kanë treguar disa fotografi të grave të ndryshme të cilat kanë ngjashmëri të madhe me nënën e tij. Megjithatë, vetëm kur u paraqit fotografia e nënës biologjike, foshnjes iu rrit nevoja për gjidhënje!

Nëna është personi i parë që e sheh foshnja kur lind, atëherë i altivizohet “programi” për të njohur fytyrat i cili është në trurin e foshnjes. Në këtë mënyrë zhvillohen aftësitë e lindjes në mënyrë rapide. Megjithëse, fëmijët në fazën e zhvillimit, vështirë i njohin fytyrat e njerëzve përreth dhe vështirë i mbajnë ato në mend, theksojnë ekspertët.

Ata vlerësojnë që aftësia për të njohur njerëzit zbehet në kohën e pubertetit për shkak të hormoneve. Pasi që të kalon adoleshenca, e tëra kthehet në “normalitet” dhe njohja e fytyrave bëhet më e lehtë.

/komuniteti