Fëmijët mund ti mësoni që përmes imagjinatës të zvogëlojnë dhembjen fizike. Pra, nëse iu dhemb dhëmbi, barku apo koka, e gjitha çfarë ju duhet është ta nxitni imagjinatën e tyre, theksojnë hulumtuesit amerikanë.
Në një hulumtim të madh e kanë përdorur muzikën relaksuese si dhe një teknikë të ngjashme me hipnozën. Në CD ishte i inçizuar zëri i cili iu sugjeronte fëmijëve që të paramendojnë situata të pëlqyeshme në atmosferë relaksuese.
Për shembull, fëmijët kishin ëndërruar se fluturojnë mbi re, shëtisin nëpër ‘botën e çokolatave’ apo vizitojnë ‘qytetin e lodrave’.
Iu është sugjeruar të paramendojnë një objekt të veçantë, të ngrohtë dhe të shkëlqyeshëm i cili tretet në duart e tyre, dhe pastaj duart iu vënin në vendin ku iu dhemb. Kjo teknikë ka treguar rezultate të pabesueshme, prandaj dy të tretat e vogëlushëve kanë harruar plotësisht në dhembjen fizike që e kishin ndjerë më parë.
Rezultatet më të mira janë vërejtur tek fëmijët e moshës 6 gjer në 12 vjeç, ndërsa hulumtuesit pohojnë që kjo vie nga fakti që ata e kanë imagjinatën më të zhvilluar.
Gjysma e të anketuarve u shërbye me këtë teknikë gjatë tetë javëve, ndërsa gjysma përdorën terapinë mjekësore tradicionale. Në grupin e parë të fëmijëve që përdorën imagjinatën, 74% të tyre deklaruan zhdukjen e dhembjes, ndërsa në grupin e dytë vetëm 27% të fëmijëve ishin kuruar.
Më interesantja ishte që në grupin e parë, dhembja nuk u kthye për 6 muaj të tjerë, ndërsa në grupin e dytë, fëmijët u ballafaquan me shtrëngime të ngjashme vetëm pas disa javëve.

