Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Infeksionet urinare

Infeksionet e traktit urinar (ITU) janë nga sëmundjet më të zakonshme, që prekin të gjitha moshat, që nga i porsalinduri e deri të personat e moshës së tretë. ITU janë më të shpeshta të femrat sesa te meshkujt, për shkak të karakteristikave anatomike.

ITU ndahen në infeksione të rrugëve të sipërme (pielonefriti) dhe infeksione të rrugëve të poshtme. Këtu bëjnë pjesë ato të fshikëzës së urinës (cistite), infeksionet e prostatës tek burrat (prostatite), infeksionet e uretrës, kanalit të poshtëm të nxjerrjes së urinës (uretrite).

Çdo vit në Amerikë kryhen afërsisht 10 milion vizita për ITU dhe shumica e këtyre vizitave kryhen gjatë stinës së dimrit. Por dhe çdo temperaturë tek fëmijët nga një virozë, angine, bronkit apo bronkopneumoni etj., që nuk trajtohet duhet të shqetësojë prindërit, që përveç analizës së gjakut, t’i bëjnë fëmijës dhe një analizë urine. Në rast se infeksioni përsëritet, duhet detyrimisht të gjendet shkaku dhe të mjekohet ai.

Te fëmijët e vegjël shkaku kryesor i infeksionit urinar është refluksi veziko-ureteral (rikthimi i urinës mbrapsht, si një defekt i sfinkterit ureteral).

...... (12 vite më parë)
Kam problem qe disa vite, kam djegesim ne kanalin e urines sado qe pi antibiotik me lehtesohet por nuk me hiqet...ne analizat e urines me del E.coli por edhe nese analiza me del mire pas terapis un prap kam djegesim tani jam shtatzen ne fillim te muajit te 7 nuk di qfare te bej 2 here ne shtatzani kam pire antibiotik ne javen e 8 dhe javen 22...nuk kam sukses...te lutem me tregoni qfar shkakton antibiotiku ne shtatzani? Antibiotikun ma rekomandoi gjenekologja por prap kam frik se qfare mund ti shkaktoj foshnjes?

/komuniteti