Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Infermieria, profesioni i së ardhmes...

04.01.2018 - Si një ndër profesionet më të kërkuara në të gjithë botën, infermieria po pëson një zhvillim të madh edhe në Kosovë. Institucione dhe shoqata po realizojnë projekte të ndryshme për kualifikimin e infermierëve në drejtim të rritjes së cilësisë në shërbime duke bërë parësor këtë profesion.

Zakonisht, infermieri është personi i cili na gjendet gjithmonë pranë, si në qendrën më të afërt shëndetësore – atë të lagjes, edhe në ambientet e spitaleve dhe klinikave. Ata japin një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit publik dhe të qëndrueshmërisë së tij në sistemin shëndetësor.

E për të arritur shpejtësinë dhe përsosmërinë në shërbim të pacientit, secilit prej tyre i duhet të kryejë një program të caktuar studimi në mënyrë që të përgatiten profesionalisht për t’u bërë infermierë. Niveli i arsimimit të tyre, ndikon drejtpërdrejt në performancën e infermierëve në situata reale kushtuar pacientit.

Arsyet përse infermierët duhet të studiojnë dhe të vazhdojnë kërkimet e tyre shkencore mbi këtë fushë janë të shumta. Sot Infermieristika është një profesion në përparim, sepse ajo është shkencë. Fakulteti i Infermierisë në Kolegjin AAB, Prishtinë, mban lidhje të vazhdueshme me burime të sigurta informacioni, jo vetëm në rajon e Europë por edhe më gjerë, mbi të rejat më të fundit në shkencën e Infermierisë. Bashkërendimi mes formimit shkencor akademik dhe atij praktik, infermierët e ardhshëm i marrin duke studiuar në Kolegjin AAB, ku përgatitja e tyre fillestare bëhet brenda një programi Bachelor me kohëzgjatje tre vjeçare në ambientet e Fakultetit të Infermierisë. Në përfundim të ciklit tre vjeçar, studentët do të jenë të aftë të zbatojnë metodikat profesionale për trajtimin, parandalimin dhe rehabilitimin në dëmtimet trupore, të patologjive për shkaqe të ndryshme të lindura ose të fituara tek pacientët në qendra të specializuara apo klinika. Infermierët pas diplomimit në Kolegjin AAB kuptojnë më shumë rëndësinë e punës së tyre, vlerave që bart profesioni si dhe përgjegjësitë për hulumtime shkencore që kanë për zhvillimin e tij.

?do infermier duhet të shfaq aftësi të mira në shërbimin shëndetësor, duke filluar që nga higjiena spitalore, trajtimi ambulator, njohja e aparaturave dhe ndihma e parë në urgjencat mjekësore, të cilat janë kushte bazë në përditshmërinë e një infermieri. Pavarësisht formimit profesional shkencor prioritet në formimin e infermierëve të rinj është përgatitja në aspektin psikologjik në lidhje me mënyrën e komunikimit me pacientin dhe familjarët e tij dhe me kolegët e punës. Me një formim të tillë, studenti mund të punojë si infermier në institucione shtetërore dhe private, brenda apo jashtë vendit.

Kurrikula e Fakultetit të Infermierisë në Kolegjin AAB është në përputhje me Direktivat e BE-së, me qëllimin që t’i afrohemi më shumë tregut evropian të punësimit. Nga kjo po krijohen shumë mundësi për rritjen profesionale të infermierëve, prandaj është e nevojshme ngritja e tyre me nivel universitar për formimin e profesionistëve të kujdesit shëndetësor. Një infermier me grada shkencore ka mundësinë të kthehet në këto ambiente jo më si student, por si pedagog i aftë për të ndarë pse jo edhe eksperiencat personale me infermierët e ardhshëm.

Ajo çfarë duket shumë premtuese, është vetë fakti se kanë lindur bashkëpunime të shumta mes universiteteve vendase dhe atyre në shtetet e zhvilluara të Europës.

Vendet gjermanofolëse kanë ngritur ura bashkëpunimi për t’i ofruar infermierëve kosovarë mundësi punësimi pranë qendrave të tyre spitalore. Kjo mundësi e punësimit ofron një kulturë tjetër për secilin individ që është i gatshëm të japë kontribut maksimal për të arritur suksesin e tij. Megjithatë, unë mendoj se përgaditja universitare e çdo infermieri nuk duhet të mbetet çështje personale, por çështje organizimi e menaxhimi nga institucionet shtetërore. Në sajë të këmbënguljes dhe dëshirës për ndryshim dhe forcim të sistemit shëndetësor, Ministria e Shëndetësisë ka mundësuar pjesëmarrjen e infermierëve në hartimin e legjislacionit shëndetësor si dhe themelimin e Odës së Infermierëve, duke forcuar kështu edhe mbështetjen ndaj të gjithë profesionistëve të shëndetit.

Mjedisi bashkëkohor në auditoret e Fakultetit të Infermierisë në Kolegjin AAB iu jep mundësi zhvillimi të gjithë individëve, të cilët ëndrrojnë të jenë pararojë e sistemit shëndetësor, sepse AAB është cilësi, lidership dhe sukses.

 

Idriz SOPJANI

Dekani i Fakultetit të Infermierisë, Kolegji AAB

/komuniteti