Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Infertiliteti tek femrat

Gjëja e parë që duhet bërë kur një çift kontakton me mjekun është një kontroll i imët i të dyve sepse problemi mund të jetë tek organet gjenitale por mund të jetë edhe ndonjë sëmundje tjetër.

Kurimi ndryshon sipas shkakut.

 

1) Problemet me ovulacionin:

Këto janë shkaku më i shpeshtë. Ovulacion d.m.th shkëputja e një qelize (veze) nga vezorja për tu fertilizuar.Problemet me menstruacionet mund të jenë një shenjë e problemit me ovulacionin.Por edhe gratë që nuk kanë probleme me menstruacionet mund të kenë probleme me ovulacionin.

 

2) Dëmtimi i kanaleve të mitrës (tuba uterina):

Nëse këto kanale janë të bllokuara plotësisht apo pjesërisht pengojnë takimin e sperms me vezën. Prej problemeve që dëmtojnë kanalet mund të përmendim infeksionet e organeve gjenitale, endometriozis, operacionet e kësaj zone, shtatzania ektopike etj.

 

3) Endometriozis:

Endometriozis është ekzistenca jashtë mitrës e indit që rrethon pjesën e brendshme të mitrës.

 

4) Faktorët e mitrës dhe e qafës së mitrës (serviksit):

Polipet (copëza mishi që dalin prej mitrës ao qafës së saj ), problemet me formën e mitrës, enfeksoinet e ndryshme, cilësia e mukusit (sekrecion që prodhohet prej gjendrave qafës së mitrë).

 

5) Mioma:

Është tumor i mirë i cili në varësi të vendodhjes, numrit apo madhësisë mund të bëhet shkak për infertilitet.

 

6) Problemet imunologjike:

Këto probleme kanë lidhje me antikorpet (antitrupat) që sulmojnë qelizat e sperms apo të vezëve dhe i dëmtojnë ato. Kurimin e kanë të vështirë.

 

7) Shkaqet e panjohura:

Në një pjesë të çifteve nuk gjendet asnjë shkak i cili të shpjegojë infertilitetin. Megjithatë edhe në këto raste mundohet të krijohet shtatzani me anë të IVF ose inseminacionit.

 

Diagnostikimi

Për diagnostikimin e infertilitetit duhet bërë një vizitë dhe disa teste si Eko-ja, matja e hormoneve, nëse duhet pamja e kanaleve duke dhënë lëndë opake, histeroskopi, laparoskopia etj.

 

Kurimi

Kurimi ndryshon sipas shkakut. Ka kura me ilaçe dhe deri tek IVF (fertilizimi me epruvet) apo inseminacioni (injeksioni i qelizave të spermës në mitër).

/komuniteti