Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

iVogëlushët

02.08.2011 - Ka pak gjasa që në ditët e sotme vogëlushët të rriten pa shtypur ndonjë buton në celularë.

Për ata, shtypja e butonëve – gjë shumë e dashur nga shumica e fëmijëve – është zëvendësuar me prekjen kalimthi të gishtit të tyre në iPad apo në ekranin e iPhone.

Ata kur nuk do të dijnë për kohën kur informacioni nuk është i menjëhershëm, dhe burimet më të mëdha të botës si gazetat, magazinat apo rrjeti i televizionit, nuk mund të përmblidhet në një ekran të vogël të lëvizshëm.

Dhjetë gjërat për të cilat flasin fëmijët tuaj dhe çfarë janë ato

Njerëzit më të moshuar duhet ta mësojnë këtë teknologji – për shumë nga ne, emailat, telefonët mobilë dhe interneti janë mjete të cilat i kemi mësuar vetëm në moshë të rritur, dhe të mbajturit me teknologjinë e shpejtë në zhvillim e sipër mund të jetë enigmatike.

Të rinjtë janë të njohur si "vendas të teknologjisë". Ata kanë mësuar si të përdorin iPad-ët, por aftësitë e tyre në të shkruar mund të rezultojnë dobët.

Sipas raporteve të gazetave sot, edukatorët janë duke shfrytëzuar komandën e fëmijëve të teknologjisë, për ti ndihmuar ata në përmirësimin e aftësive në bazë letrare, të cilat kanë mbetur mbrapa.

Kjo e bën punën e mësuesit më të madhe se asnjëherë.

/komuniteti