Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Ja çfarë duhet të bëjmë nëse fëmijët kanë kollë

05.01.2015 - Fëmijët janë dhe individwt më të prekur nga sëmundjet kronike të stinës së dimrit. Nëse fëmijë tuaj kanë kollë disa nga këshillat e doktorit janë;

 

1. Jepini të pijë më tepër lëngje, sidomos të ngrohta (jo të nxehta).

2. Lagështoni mjedisin me mjetet e mundshme.

3. Lirojeni nga veshja e tepruar.

4. Bëni avull me ujë (pa lëndë të tjera) ose me aparat.

5. Për fëmijët mbi një vjeç, një filxhan qumësht të ngrohtë me një lugë mjaltë, 3 herë në ditë (jo për fëmijët nën një vjeç). Më të rriturve, një karamele me mente.

6. Largojeni nga mjediset ngacmuse (ku pihet duhan, përdoret gaz për ngrohje etj).

7. Nëse mbas kollës vjell ushqimin, jepeni më shpesh dhe në sasi të vogël.

 

Kujdesuni që fëmijë tuaj të jenë të shëndetshmëm dhe mos harroni që ti kontrolloni herë pas herë te mjeku përkatës për çdo shqetësim që ato kanë.

Burimi: albeu.com

/komuniteti