Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Kate dëshiron të paktën 3 fëmijë, deri në moshën 35-vjeçare

10.09.2014 - “Dëshiroj të paktën tre fëmijë deri në moshën 35 vjeç”. Duket se është kjo dëshira e Dukeshës së Kembrixhit, që është sërish shtatzënë me fëmijën e dytë.

Sipas “Daily Telegraph”, miq të Kate kanë lënë të kuptojnë se bashkëshortja e Princit William kërkon të ketë një familje numeroze, sikurse dhe familja e saj. Kate është më e madhja nga 3 fëmijët Middleton (Pippa dhe James).

Kate, 32 vjeç, është rreth 20 muaj më e madhe se motra e saj Pippa. Të njëjtën distancë, që do të ketë edhe Princi George me motrën ose vëllain, që pritet të vijë në jetë. Dukesha e Kembrixhit është në muajt e parë të shtatzanisë dhe ka pasur probleme shëndetësore, si pasojë e të cilave i është dashur të anulojë edhe angazhimet zyrtare.

Foshnja mbretërore pritet të lindë mes muajit Prill dhe Maj të vitit të ardhshëm. Edhe Princi Charles ka komentuar për këtë ngjarje, duke e konsideruar një lajm të mrekullueshëm. Foshnja mbretërore ka vënë në punë edhe kompanitë e basteve, që po përcaktojnë koefiçentët për seksin dhe emrin./tch/

/komuniteti