19.12.2013 - Mary Helen Bowers është një balerinë 34 vjeçare e cila jeton në New York dhe që në CV e saj regjistron bashkëpunime të suksesshme, mes tyre edhe me aktoren Natalie Portman.
Aktualisht punon si trajnere atletike për modelet që sfilojnë për Victoria’s Secret, të njohura ndryshe si “engjëjt” e firmës së famshme të të brendshmeve.
Por prej ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk flitet për gjë tjetër, veçse për të, pas publikimit të disa fotografive ku kërcente në muajin e 39 të shtatzënisë, dhe pse pak ditë ndajnë nga lindja.
Për Mary kërcimi është gjithë jeta e saj, por shumë vetë e kanë kritikuar pasi mendojnë se kërcimi mund të dëmtojë shëndetin e të voglit, ndërsa ajo thotë se nuk i bën asgjë tjetër veçse e stërvit dhe i përmirëson humorin.
Gjithsesi ajo thotë se do të kërcejë deri në momentin e madh të lindjes./a.y/noa.al/

