Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Këshillat e Mjekut: Dimri dhe trajtimi i lëkurës

03.12.2018 - Stinën e dimrit e karakterizojnë temperaturat e ulëta, erërat e ftohta dhe reshjet atmosferike. Dielli dimëror dhe kalimi i kohës në ajrin e freskët ka shumë benefite për shëndetin tonë duke na bërë të ndihemi më mirë dhe më të relaksuar, thotë për KALLXO.com Artizana Dushi dermatovenerologe.

Sipas saj kujdes të shtuar duhet te kemi me temperaturat e ulëta, qëndrimin e gjatë në ambiente të mbylluar pasi që këto ndikojnë negativisht në lëkurën e njeriut .

“Lëkura bëhet e thatë, e skuqur gjë që më së shumti vërehet ne faqe, buzë dhe duar.Madje edhe gjërat të cilat e bëjne stinën e dimrit te mrekullueshme si qëndrimi afer zjarrit ( burimit te nxehtësisë) dëmtojnë lëkurën” thotë ajo.

Sipas Dushit ka rëndësi që të meren masat e duhura për ta mbrojtur lëkurën. Doktoresha thotë se gjithmonë duhet të kemi në shtëpi aparat për lagështimin e ajrit.

“Ngrohja ne shtëpi dhe zyre jep ngrohje të nxehtë por të thatë. Aparatet hidratuese shtojne lagështinë në ajër dhe me këtë shmangin tharjen e lëkurës.Temperaturat në ambientet e mbyllura të banimit dhe punës duhet të jenë 22’C.Dushi duhet te zgjasë 5-10 minuta dhe duhet të përdoret uji i vakët e jo i nxehtë. Pas dushit përdorni hidratues për tërë trupin me qëllim që të ruhet barriera mbrojtëse e organizmit” thotë ajo.

Sipas Dushit rëndësi duhet kushtuar shumë lëkurës së duarve, ato duhet të pastrohen me ujë më të vakët.

“Larja e duarve me ujë më të ftohët është poashtu efektive për eleminimin e baktereve dhe është më pak irritues për lëkurën ( sipas Qendres per Kontrollë dhe Prevenim te Sëmundjeve).Mbas larjes përdoren hidratues . Gjatë ekspozimit në ambientet e jashtme duhet të përdoren dorëzat.Në ditët me diell gjatë dimrit , bora reflekton rrezet e diellit deri 80% ( duke u bazuar ne Fondacionin per Kancer te Lekurës). Poashtu në ditët me vranësira kemi depërtim të UV rrezeve të cilat poashtu dëmtojnë lëkurën.Duhet të aplikojmë krem hidratues me SPF 15 ose më lartë në sipërfaqet e fotoekspozuara” thotë ajo.

Këshilla me theks të vecantë sipas Dushit janë përdorimi i kremave hidratues të cilët janë të bazuar ne vaj për arsye se vaji krijon një shtresë mbrojtëse e cila jep më shumë hidratim se kremi i bazuar ne ujë apo losioni dhe konsumimi i mjaftueshëm i ujit.

“Kur kemi të bëjmë me lëkurë të thatë mund të ndihmohet me marrjen e suplementeve Omega 3 dhe Omega 6 acide yndyrore.Rrobat gjatë dimrit duhet të jenë të përshtatshme dhe komode. Duhet së pari të vishet ndonjë bluzë e hollë pambuku që të mundësohet ajrosja e lëkurës e pastaj të vishet ndonjë bluzë më e trashë nga materialet tjera” tha Dushi.

Burimi: kallxo.com

Autore: Paulina Nushi Muhaxhiri

Dermatovenerologe: Artizana Dushi

/komuniteti