Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Kimioterapia në shtatzëni nuk dëmton shëndetin e foshnjës

30.08.2012 - Femrat shtatzëna, të cilat kanë kancer, mund të shkojnë në kimioterapi pa u frikësuar që do t’i bëjnë dëm foshnjës së tyre.

Sipas një studimi të kryer nga shkencëtarët në Gjermani nuk ka nevojë për ndërprerjen e shtatzënësisë, shtyrjen e shërimit, ose vendimin që të përdorin ilaçe më të dobëta, sepse ekziston mundësi e vogël që foshnja të dëmtohet në ndonjë mënyrë.

Në hulumtimin, në të cilin kanë marrë pjesë më shumë se 400 femra nga e tërë Evropa, të cilat janë diagnostikuar me kancer të gjirit gjatë shtatzënisë, gati gjysma e tyre kanë kaluar kimioterapinë derisa e kishin foshnjën në bark, shkruan Koha Ditore.

Pas kësaj është vërtetuar që foshnjat e 197 femrave nga ky grup nuk kanë pësuar asnjë dëmtim i cili mund të lidhet me ilaçet kundër kancerit. Ajo çka po ashtu është vërtetuar, është që foshnjat, nënat e të cilëve kanë qenë në kimioterapi gjatë shtatzënisë, kanë lindur me peshë më të vogël trupore, por që nuk kanë pasur kurrfarë problemesh shëndetësore./albeu/

/komuniteti