Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Kinë, nëna gënjen fëmijën për 13 vjet

16.09.2013 - Një grua e pasur kineze gënjeu vajzën e saj për 13 vjet me radhë, duke i thënë se nëna e saj 'e vërtetë' kishte vdekur, me qëllim që ta inkurajonte për të studiuar sa më shumë në shkollë dhe që ta mësonte të ishte e pavarur.

Gruaja, me emrin Shen, nga Shenyang city, ishte e shqetësuar se pasuria e bashkëshortit mund ta bënte vajzën e tyre Cheng Cheng të përkëdhelur dhe të llastuar.

Kur vajza ishte në klasën e katërt, Shen i tha asaj se ajo nuk ishte nëna e saj biologjike dhe se ajo po kujdesej vetëm për mirërritjen e vogëlushes deri në kohën që ajo do të shkonte në universitet.

Cheng Cheng nuk e besoi në fillim, por pastaj u mësua me idenë se ishte vajzë e adoptuar. Vajza me kalimin e viteve u bë e ndjeshme dhe shumë e bindur. Cheng Cheng zgjodhi që të qëndronte në një shkollë me konvikt me qëllim që të ishte sa më e pavarur dhe më pas ndoqi studimet universitare me rezultate të shkëlqyera.

Vetëm kur filloi punë në një firmë software-sh në Shangai, Shen i tregoi të bijës se ishte ajo nëna e saj e vërtetë dhe se e kishte gënjyer për 13 vjet me radhë.

"Vajza ime është e bukur dhe ka një karierë të jashtëzakonshme duke fituar rreth 1 mijë dollarë në muaj. Mund të ketë njerëz që nuk pajtohen me metodën time, por nëse do i kisha thënë të vërtetën për pasurinë që ajo ka, atëherë ajo ndoshta nuk do të ishte aty ku është sot", thotë Shen.

Megjithatë psikologët thonë se kjo metodë që ka zgjedhur Shen mund të ishte shumë e dëmshme për shëndetin mendor të Cheng Cheng kur ishte e vogël dhe mund të ketë pasoja të rënda për jetën e saj në vitet e arshshme./tch/

(13 vite më parë)
Kuuu kurr skish mujt mi than..menrua ma emire shte me mesu femijne qe me u perpjek me arrit sukse vet emos me prit nga te tjeret se pse prinderi nuk jetojn gjat.e jo ti tho qe un nukjam nena jote per 13 vite.une per vetii tm kish ber nena im nje te till ndoshta isha semur edhe mentalisht dhe ne zemer isha lenud shum sa qe nuk kisha mujn ma mi besu kur te me kish than un jam nena everet kur

/komuniteti