Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Kjo nënë e kuptoi 10 sekonda pasi lindi që foshnja e saj kishte Sindromën Down

04.03.2018 - Amber DeAnn Rojas, nga Texas, ka qenë shtatzënë katër herë dhe ka sjellë në jetë pesë fëmijë, dy prej tyre binjakë.

Shtatzënina e pestë ishte tërësisht normale për të, por sërish, kur foshnja erdhi në jetë, Amber e dinte që diçka nuk shkonte. Amber lindi një vajzë dhe dhjetë sekonda më pas kuptoi që foshnja ishte lindur me Sindromën Down.

“Nuk e di si ose pse, por gjithmonë i thoja tim shoqi që ky fëmijë do të jetë ndryshe. Shtatzënia ishte njësoj me të tjerat, por diçka ndryshonte. Linda dhe po e mbaja foshnjën në duar. Ndjeva kaq shumë emocione. Në momentin që e pashë, kuptova që kishte Sindromën Down. Ia pashë në fytyrë. Thashë me vete: ‘Fëmija im ka Sindromën Down’. Në atë moment, harrova që nuk ia dija ende gjininë foshnjës. Pashë posht dhe u surprizova që ishte vajzë. Isha aq e lumtur sa e harrova fare sindromën. Isha shumë e lumtur që linda një tjetër vajzë!” Pasi mjekët kryen analizat e nevojshme mbi Amadeus, vajzën e sapolindur, mamia i shpjegoi Amber se vajza kishte shumë nga shenjat e Sindromës Down. Amber e pranon se nuk dinte shumë për Sindromën Down, por prapseprapë nuk u alarmua nga lajmi.

“Nuk na interesoi shumë që vajza kishte Sindromën Down, sepse ishim të fiksuar pas saj. Është si të gjthë fëmijët e tjerë. Do qumësht. Qan kur është bërë pis, ose kur s’është rehat. Buzëqesh kur na sheh dhe ne e duam shumë. Amadeus na ka afruar me njëri-tjetrin. Po mësojmë shumë për një komunitet që nuk e njihnim fare. Zoti na dha Amadeusin për një arsye dhe për ne është perfekte. Nuk e shohim si diagnozë, e shohim si vajzën tonë.”

Amadeus duhet t’i nënshtrohet një operacioni në zemër sot, për të riparuar një defekt me të cilin lindin disa foshnjë me Sindromën Down. Familja shpreson që e vogla ta marrë veten shpejt.

Burimi: Popsuga

/komuniteti