Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Kombinimi gjenetik

Se çfarë do të lind femija, mvaret nga kombinimi gjenetik i prindërve. Tipare të dukshme fizike, si një hundë të madhe, barten nga brezi në brez.

E njëjta gjë vlen edhe për veshët e mëdha që në shumicën e rasteve të trashëguara nga babai, apo gishtin e madh, i cili është trashëguar nga nëna, thonë genetikët.

Bindja se vajzat më shpesh i ngjajnë të atit dhe bijtë nënave te tyre, pjesërisht ka një bazë shkencore. Djemtë nga nënat trashëgojnë vetëm një kromozom X, i pasur me gjene që përcaktojnë pamjen fizike. Në anën tjetër, kromozomi X i babait, është i varfër me këto gjene. Tek vajzat, situata eshte plotesisht e kundert. Ato marrin nga një kromozom X nga të dy prindërit, të pasur me gjene për të përcaktuar pamjen fizike, që i lejojnë ato, të kenë mundësinë e barabartë për të ngjarë si babai dhe si nëna.

Edhe ngjyra e syve te foshnjes mvaret nga kombinimi gjenetik. Megjithate, egziston nje rregull ku eshte e pamundur qe prinderit me sy te erret te kene foshnje me sy te kalter. Per dallim nga ata, njerëzit me flokë dhe sy ngjyrë kafe, mund të kenë fëmijë me sy blu, edhe pse nga shembujt më të zakonshem kane ngjyrë identike te syve të prindërve dhe të foshnjave. Njerëzit me flokë dhe sy të çelët, kanë mundësi më të madhe që foshnja e tyre ka sy blu apo të gjelbër.

Rregullat gjenetike egzistojnë edhe kur bëhet fjalë për flokët. Nëse prindërit kanë ngjyrë të çelët, edhe fëmija i tyre do ta ketë të njejtën nuancë. Nëse njëri nga prindërit e ka ngjyrën më të errët, flokët e foshnjes do të jenë ose të mbyllet ose do ta kenë nuancën e ngjyrës së flokëve të të dy prindërve. Nëse njëri nga prindërit, ka flokë kaçurela, mundësia e madhe është që edhe fëmija të ketë poashtu flokë kaçurela.

/komuniteti