Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Komisioni i Arsimit kërkon pezullimin e ekskursioneve

20.04.2015 - Komisioni i Arsimit i Kuvendit Komunal të Prizrenit me një shkresë zyrtare, drejtuar kryetarit të Komunës, Ramadan Muja, Drejtorisë së Arsimit dhe Komisionit parlamentar të Kuvendit të Kosovës ka kërkuar që të merret vendimi për pezullimin e përkohshëm të ekskursioneve të shkollave të mesme të kësaj komune, shkruan sot Koha Ditore.

Në shkresën e Komisionit..., nënshkruar nga kryetari Arbër Rexhaj dhe nënkryetari, Naser Bresa, janë dhënë disa arsye se pse duhet ndërprerë ekskursionet, duke filluar nga mungesa apo agjendat formale të ekskursioneve, pozita e rënduar ekonomike e prindërve, mungesa e sigurisë së nxënësve në orët e vona, deri te nevoja për orientimin e nxënësve në objektet e trashëgimisë kulturore, ato të zhvillimit të industrisë dhe zhvillimit të kulturës së komunikimit. Po ashtu është implikuar edhe drejtori i DA-së, si rëndues i procesit.

Kryetari i Komisionit të Arsimit, Arbër Rexhaj, ka theksuar se ka ardhur koha që të ndryshohet i tërë kursi i deritashëm i organizimit të ekskursioneve.

Nga ana tjetër drejtori i DA-së, Nexhat Çoçaj, ka pohuar se rekomandimi i Komisionit... do të shqyrtohet

Në të kaluarën dërgimi i maturantëve në ekskursion në bregdetin shqiptar është përcjellë me shumë kundërthënie.

Burimi: koha.net

/komuniteti